Sekretari për shtypit i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se forcat ruse po “zgjerojnë grupet e tyre të objektivave”, kjo pasi me raketa kanë goditur një bazë ushtarake ukrainase pranë kufirit me Poloninë, gjatë natës.
“Shikoni, ky është objekti i tretë ushtarak që rusët kishin goditur në Ukrainën perëndimore, vetëm gjatë dy ditëve të fundit”, tha Kirby në një intervistë për ABC NEWS, të dielën.
“Pra e qartë, të paktën nga perspektiva e sulmeve ajrore, ata po zgjerojnë grupet e tyre të objektivave”.
Qendra Ndërkombëtare e Yavoriv për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurinë pësoi dëme nga sulmi ajror. Guvernatori i Lviv, Maksym Kozytskiy, tha se të paktën 35 persona u vranë dhe 134 të tjerë u plagosën gjatë sulmit në bazën e stërvitjes ushtarake ukrainase.
Kirby konfirmoi se asnjë amerikan nuk ishte i pranishëm, shkruan ABC NEWS, transmeton Gazeta Enigma.
“'No-fly zone' has a nice air policing sound to it, but…it is combat. You have to be willing to shoot and to be shot at,”@PentagonPresSec John Kirby tells @MarthaRaddatz when asked if no-fly zone could have stopped Russian airstrike near NATO border. https://t.co/poe0bmppwG pic.twitter.com/b9QbYps55o— ABC News Politics (@ABCPolitics) March 13, 2022