Për 24 orë dy raste të dhunës në familje

Për 24 orë dy raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, raporton Gazeta Enigma.

Në Pejë një burrë është arrestuar pasi në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht një vajzë të mitur.

“DHUNË NË FAMILJE- Pejë / 09.04.2025 – 15:24. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në gjendje të dehur e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare  të mitur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Ndërsa në Deçan një burrë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave.

“Deçan / 09.04.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar kishte ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave kosovarë,  sipas ankuesve i dyshuari vuan nga probleme psikike. I dyshuari me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.”


Related Articles