Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka konfiskuar 20 patentë shoferë.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, nga 527 pika kontrolli që u bënë për një ditë të vetme, 20 shoferë mbetën pa leje të qarkullimit.
Aty bëhet apel tek shoferët që t’u përmbahen rregullave të trafikut, në të kundërtën do të përballen me ndëshkime nga ana e zyrtarëve policorë.
“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore e në veçanti parandalimin e aksidenteve me pasoja fatale.”, thuhet ndër të tjera të njoftim.
Njoftimi i plotë:
Respektoni rregullat e trafikut rrugor në mënyrë që të shmangni pasojat negative që burojnë nga mosrespektimi i tyre.
Prishtinë, më 12 mars 2024
Policia e Kosovës me zyrtarët e saj në vazhdimësi janë duke kryer aktivitete në terren me qëllim që të bëhet parandalimi i aksidenteve rrugore, por njëkohësisht janë duke u ndërmarr masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik.
Gjatë 24 orëve të fundit në këtë fushëveprim në nivel vendi janë realizuar 527 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 20 shoferëve u janë konfiskuar patentë shoferët për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore e në veçanti parandalimin e aksidenteve me pasoja fatale.