Për 24 orë shqiptohen rreth 300 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Për 24 orë shqiptohen rreth 300 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Të dielën Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 286 tiketa për mosrespektim të ligjit anti COVID, raporton Gazeta “Enigma”.

Po ashtu sipas njoftimit të policisë, thuhet se janë shqiptuar 1,766 tiketa trafiku.

Janë shkaktuar 20 aksidente trafiku me dëme materiale si dhe 11 me të lënduar, ndërsa janë arrestuar 19 persona si dhe 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje. / Gazeta Enigma.

Related Articles