Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 16 mijë e 862 vaksina, raporton Gazeta “Enigma”.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërsa, deri tani në vend janë vaksinuar 508 mijë e 540 qytetarë.
256 mijë e 235 prej tyre kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë që së fundmi në vend është rritur numri i rasteve të infektuara me COVID-19.
Andaj është kërkuar nga qytetarët që sa më parë të vaksinohen në mënyrë që të mbrojnë veten dhe të tjerët.