Pas faturave të energjisë elektrike, sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për 4 komunat veriore të vendit.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati.
Ai tha se kjo do të ndodhë për herë të parë pas 25 vitesh.
“Falenderoj stafin e MFPT si dhe stafin e komunave përkatëse për punën e palodhshme në realizimin e kësaj arritjeje. Vazhdojmë!”, ka shkruar ai.