Në fare pak kohë janë dhënë tri dorëheqje nga Bordi i RTK-së.
Pas Besnik Boletinit, Arta Berishës, edhe Safet Kabashaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në bordin e Radiotelevizionit publik.
Kjo vije pas lajmit të “Slobodna Bosna-s”, i cili doli të mos ishte i vërtetë.
Kabashaj e ka konfirmuar dorëheqjen për Nacionalen, transmeton Gazeta Enigma.
“Po, është e saktë. Kam dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Bordit të RTK-së”, tha ai.
Dorëheqja e Kabashaj vjen një ditë Besnik Boletinin dhe Arta Berisha dhanë dorëheqje nga pozitat e kryetarit dhe anëtares të Bordit. /Gazeta Enigma
Për pak kohë tri dorëheqje nga Bordi i RTK-së
