Mirëpo, kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga dega e Listës në Ferizaj, e edhe në disa komuna të tjera.
I pakënaqur ndaj këtyre zhvillimeve është edhe koordinatori i Listës “Guxo” dega Ferizaj, Balton Dërguti, i cili ka deklaruar se Donika Gërvalla, Faton Peci, dhe të tjerët po duan t’i ruajnë pozitat e tyre që kanë, nga frika e telasheve që mund t’u dal me kreun e LVV-së, Albin Kurtin.
Dërguti, tutje theksoi se Gërvalla kishte refuzuar për ta udhëhequr Listën Guxo kur nga ajo u largua themeluesja, Vjosa Osmani.
Telashet brenda listës Guxo kanë dalur në sipërfaqe
Zyrtari i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka konfirmuar se kanë aplikuar për t’u regjistruar në KQZ si iniciativë qytetare, me qëllim që, siç thotë ai, të mos shfrytëzohet partia nga persona të tjerë.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Dërgutit ndaj deklarimeve të Avdylit, i cili tha se sipas tij ky i fundit ende nuk e ka kuptuar se duke gënjyer dhe manipuluar elektoratin dhe qytetarët nuk mund të ecet përpara.
“Ta promovosh politiken e liderit historik Ibrahim Rugova dhe të grumbullosh vota te qytetarët me këtë premtim se do ta vazhdosh rrugen e tij dhe pastaj të veprosh komplet të kundërtën duke tentuar me çdo kusht ta humbësh frymën rugoviane dhe besimin e qytetarëve që besojne në politikat e djathta, duke e tradhëtuar elektoratin në menyrën më të paskrupullt këte mund ta bëj vetem një politikan që aksidentalisht mbanë pozite deputeti e i tillë është Haxhi Avdyli”, ka shkruar Dërguti.
Se lista “Guxo” ka aplikuar për regjistrim e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha për Gazetën “Enigma” se ky komision ka pranuar edhe tri aplikime për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 shtatorit.
“Deri më sot, 9 korrik 2021, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 3 aplikime për t’u ceritifkuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit: Partia politike, Lëvizja Qytetare Vatra, ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan; Kandidati i pavarur, Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në komunën e Kaçanikut; dhe Iniciativa Qytetare Lista Guxo, ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Ferizaj”, ka thënë ai.
Dërguti, tutje tha se nga qendra në Prishtinë kanë aplikuar për regjistrim vetëm për t’ua parandalaur marrjen e emrit Iniciativa “Guxo”, megjithatë thotë se do të aplikojnë për regjistrim përsëri me modifikim, teksa paralajmëron se nuk do të zmbrapset.
Ndryshe, në zgjedhjet nacionale Lista Guxo ka garuar bashkë me Lëvizjen Vetvendosje, ku Gërvalla tha se kjo është arsyeja se pse kanë vendosur të kandidojnë sërish bashkë.
“Në zgjedhjet nacionale Lista Guxo ka garuar bashkë me Lëvizjen Vetvendosje dhe së bashku arritëm që me forcën e votës të bëjmë ndryshimin e pritur nga qytetarët e Kosovës. Prandaj jemi të bindur që garimi i përbashkët edhe në zgjedhjet lokale do të sjellë përfundimisht ndryshimin e shumëpritur në Kosovë”.
/Gazeta Enigma/.