Përditësimi i fundit i KQZ-së për votat e diasporës me postë: VV prin me 49.30%, LDK lë pas PDK-në

Përditësimi i fundit i KQZ-së për votat e diasporës me postë: VV prin me 49.30%, LDK lë pas PDK-në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e votave të dërguara me postë nga diaspora, ndërsa procesi i numërimit është duke vazhduar akoma.

Pas procesimit të 23.40 % të votave (44 nga 188 kuti), Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 5,970 vota (49.30%), e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 3,535 vota (29.19%).

Në vendin e tretë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila deri më tani ka siguruar 980 vota (8.09%).

Pastaj është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate me 710 vota (5.86%).

Procesi i numërimit do të vazhdojë edhe në orët në vijim, ndërsa rezultatet pritet të pasqyrojnë ndikimin e diasporës në zgjedhjet e fundit.

Related Articles