Përdorimi i drogës në Kosovë, trend në rritje

Përdorimi i drogës në Kosovë, trend në rritje

Mbidoza e narkotikëve duke përfunduar me vdekje, është njëra nga fenomenet e pashmangshme të cilat janë shpeshtuar mjaft shumë kohëve të fundit në Kosovë, raporton GazetaEnigma.

Përdorimi i drogës në Kosovë është në trend të rritjes, ndërsa konsumues gjithnjë e më të shpeshtë po bëhen adoleshentët.

Në bazë të statistikave thuhet se mbi 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e mbidozën me drogë.

Përzierja e llojeve të drogës dhe përdorimi i shumëllojshmërisë së tyre, duket të ketë rritur numrin e personave që humbin jetën si pasojë e mbidozës me narkotikë.

Kurse lidhur me këtë çështje Policia e Kosovës, nuk ka të dhëna të sakta për numrin e vdekjeve nga mbidoza, por sipas tyre, vetëm në vitin 2022 janë kapur rreth 200 kg heroinë.

E përdorimi i heroinës (Lloj i drogës), sjellë vdekjet më të shpeshta, thonë në Institutin “Labyrinth”, për Gazeta Enigma.

“Kryesisht vdekjet kanë qenë si pasojë e përdorimit të drogës heroinë, e cila është mjaft e rrezikshme për overdozë. Ndërsa ne kemi vërejtur se dy vitet e fundit ka problem shumë me rreziqet për vdekje nga mbidozat, përdoruesit e drogave të shumëfishta, pra ata që përdorin shumëllojshmëri të drogave është faktori kryesor i rrezikut për vdekje nga  mbidozat që nga kokaina e gjithë llojeve të tjera”, ka thënë Safet Blakaj.

Në Institutin “Labyrinth”, vendi ku trajtohen njerëzit e varur nga drogat, thonë se nga mbidoza, ndër vite kanë vdekur mbi 100 njerëz.

“Viti që ka pas më shumti vdekje nga drogat ka qenë viti 2013, që kanë qenë 17 persona brenda vitit, viteve tjera gradualisht ka ra numri, derisa psh vitin e kaluar kemi pasur vetëm  4 raste të vdekjes, viti 2020, 6 persona,  viti 2019, 9 persona e kështu me radhë”, përfundoi Blakaj.

Rredth këtij fenomeni Gazeta Enigma, ka kontaktuar me psikologun Rron Kastratin, i cili foli rreth simptomave, shenjave dhe shkakut të përfundimit të përdoruesve në mbidozë.

“Është e vështirë të përcaktohet nëse vdekjet nga mbidoza janë të qëllimshme, shifrat aktuale ka të ngjarë edhe më të larta, pasi që rreth 5% deri në 7% të këtyre vdekjeve nga mbidoza regjistrohen si të qëllimshme, në bazë të statistikave botërore”, tha Kastrati.

“Drogat janë elemente apo substanca kimike dhe psikoative që ndikojnë vrullshëm në mendjen dhe trupin tonë, efektet ndryshojnë midis individëve dhe gjithashtu varen nga intensiteti i përdorimit, dozimi, injektimet e rrezikshme dhe mënyra e përdorimit. Për shembull, konsumimi i sasive të alkoolit mund të çojë në dehje të lehtë ose të rënduar, një person mund të ndihet i qetë, i pafrenuar ose i përgjumur por tek  përdorimi i drogave ndryshon ndjesia dhe niveli  i rrezikshmërisë”, shtoi ai.

Kastrati gjithashtu bëri të ditur edhe problemet që i ndjekin personat të cilët janë nën ndikimin e narkotikëve.

“Rritja e impulsivitetit dhe sjelljeve të rrezikut ose vetë-lenduese ose dëmtuese ndaj të tjerëve Humbja e interesit për aktivitetet e dikurshme, dëshirat e kaluara, dhe preferencat e jetës apo ambicieve jetësore, pamundësi për të ndërprerë përdorimin e drogës, probleme në marrëdhënie sociale me të tjerët, tensione konfliktuoze me vetën, dhe shtim pakënaqësie, punë e dobët ose performancë e ulët arsimore dhe e përgjithshme jetësore, vështirësi në ruajtjen e higjienës personale, ndryshime të dukshme në pamje, të tilla si humbja ekstreme në peshë”, tha Kastrati lidhur me personat e prekur nga kjo gjendje.

Udhëheqësja e Repartit të Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Samire Braina, është shprehur se në pesë muajt këtij viti, trajtim atje kanë kërkuar 60 përdorues drogash dhe se trajtimi i pacientëve që kanë varësi nga substancat narkotike, është afatgjatë dhe i vështirë.

Në Kosovë, aktualisht, nuk ka ndonjë qendër rehabilituese afatgjate, që do të ishte nën ombrellën e institucioneve shëndetësore të shtetit.

Vetëm muajt e fundit të këtij viti u raportuan në medie për më shumë se 4 vdekje nga mbidoza në Kosovë.

Kurse në bazë të dhënave të Policisë, gjatë vitit 2022 përveç heroinës është konfiskuar edhe një numër i madh i marihuanës dhe kokainës.

Ndërkohë në bazë të raportit të vitit 2022 Observatorit Europian mbi Drogën dhe Varësitë, që analizoi situatën e 27 vendeve të Bashkimit Europian si dhe të 2 vendeve si Norvegjia dhe Turqia, del se Evropa po “noton” në drogë. 

“Edhe pse gjatë dyvjeçarit pandemik, përdorimi i drogës nuk ka shteruar kurrë, muajt e fundit ka pësuar një rritje të ndjeshme, edhe për shkak të lehtësisë me të cilën tashmë këto lëndë ilegale mund të gjenden në treg. “Lëndët narkotike nuk kanë qenë ndonjëherë kaq të aksesueshme, aplikacione në social media dhe kriptovalutat duken instrumentet më të përdorura”, deklaron Alxis, Goosdeel, drejtori i Observatorit.

Kokaina mbetet “mbretëresha” e trafikut të drogës në Europë dhe jo vetëm. Sipas përllogaritjeve, tregu i saj në BE shkon deri në 13 miliardë euro, rreth 1/3 e të gjithë trafikimit të lëndëve narkotike.

Shenjat, simptomat e mbidozës së drogës dhe trajtimi i saj

Njohja e përkufizimit të mbidozës mund të shpëtojë jetën. Ne dëgjojmë shumë në lajmet për njerëzit që përfundojnë në spital ose edhe vdesin pas marrjes së një mbidozë të barnave, por çfarë saktësisht është një mbidozë?

Përmirëso kuptimin e asaj që një mbidozë e drogës është me këtë përkufizim, e cila gjithashtu përfshin një rishikim të shenjave të përbashkëta paralajmëruese që një person ka konsumuar më shumë se sa trupi mund të marrë.

Një person që ka mbidarkuar mund të humbasë vetëdijen, të vjellë ose të ngatërrohet. Lëkura e tyre mund të bëhet e freskët ose e njomë. Shenjat e tyre jetësore mund të përkeqësohen. Merrni ndihmë mjekësore menjëherë.

Mos u mundoni ta ringjallni personin vetë ose ta braktisni personin, sepse keni frikë të jeni në telashe. Jeta e individit qëndron në duart tuaja dhe ju mund të merrni probleme ligjore edhe nëse zbulohet se keni furnizuar me këtë person ose keni braktisur individin gjatë kësaj krize.

Nëse personi merr ndihmë në kohë, ai mund të ketë stomakun e tij të larë, duke dhënë qymyr aktiv ose ilaçe për të luftuar drogën në sistemin e tij. Stafi mjekësor gjithashtu do të punojë për të përmirësuar shenjat vitale të pacientit, nëse është e nevojshme.

/ GazetaEnigma

Related Articles