Përfaqësuesja e Francës në Këshill të Sigurimit: Kërkojmë nga Prishtina dhe Beogradi që të vazhdojnë dialogun

Përfaqësuesja e Francës në Këshill të Sigurimit: Kërkojmë nga Prishtina dhe Beogradi që të vazhdojnë dialogun

Përfaqësuesja e Francës në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që të vazhdojnë dialogun si të vetmen alternativë për zgjidhjen e kontesteve mes tyre.

“Zgjidhja e kontesteve mes Beogradit dhe Prishtinës është çështje e sigurisë evropiane. Tensionet e fundit në veri të Kosovës janë përkujtuese për këtë, në këtë aspekt ne mirëpresim marrëveshjet e bëra në Bruksel më 30 shtator me lehtësimin e Përfaqësuesit Special të BE-së Mirosllav Lajçak. Ne kërkojmë nga të dyja palët që të arrijnë deri te një zgjidhje afatgjate për këtë çështje” ka thënë ajo.

Tutje ajo ka theksuar se kjo krizë është ilustrim i mëtutjeshëm i faktit se nuk ka alternativë tjetër ndaj dialogut, qoftë për Kosovën dhe qoftë për Serbinë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër përpos një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse ligjore për një zgjidhje të qëndrueshme për kontestin mes dy vendeve.

“Ne kërkojmë nga Beogradi dhe Prishtina që të vazhdojnë me dialog konstruktiv në frymën e kompromisit të lehtësuar nga BE-ja. Kemi nevojë që t’i ikim çfarëdo akti të njëanshëm që mund ta minojë këtë dialog. Marrëveshjet për këtë të arritura përmes dialogut që nga viti 2011 kanë krijuar përparësi të dukshme tek popullata dhe mbesin obligative për të dyja palët. Ne i kërkojmë që të gjitha palëve që të respektojnë dhe zbatojnë të gjitha obligimet e tyre të arritura përmes dialogut” ka shtuar përfaqësuesja e Francës .

“Presidenti jonë Emmanuel Macron është i përkushtuar plotësisht në këtë drejtim dhe në përpjekjet që bën Përfaëqësuesi Special i BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak dhe ne gjithashtu dëshirojmë të mbështesim përpjekjet për reforma që po bën qeveria në Kosovë , veçanërisht për luftimin e korrupsionit, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik” ka përfunduar ajo. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles