Deri më tani udhëheqsi i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar për përfundimin e mandatit të tij, pas gati pesë vitesh.
Lajçak, udhëheqjen e dialogut e quajti “mision sfidues, por shpërblyes.
“Kosova dhe Serbia mund të krenohen për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit”, deklaroi ai, ani se kjo marrëveshje nuk ka gjetur ende zbatim.
Prej tash e tutje, udhëheqjen e dialogut e ka danezi Peter Sørensen. /Gazeta Enigma