Para 15 minutash është kryer autopsia e gruas shtatzënë e cila dyshohet se u vra të mërkurën nga ish bashkëshorti i saj në oborrin e Klinikës së Gjinekologji në QKUK.
Sipas burimeve të Telegrafit, gjatë autopsisë së trupit të viktimës janë gjetur tri plumba një në kokë dhe dy në gjoks.
“tri plumba, dy në gjoks dhe një në kokë”, ka thënë burimi për Telegrafin.
Ndërkaq, trupi i pajetë i 35 vjeçares po iu kthehet familjarëve për ceremoni të varrimit.