Përfundon operacioni në Pejë, Prokuroria jep detaje

Përfundon operacioni në Pejë, Prokuroria jep detaje

Prokuroria Speciale ka njoftuar se sot gjatë një operacioni policor është arrestuar R.H, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale “Krim i organizuar”, lidhur me veprën penale “Rrëmbimi” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Tutje, PSRK-ja bën të ditur se në aksioninin e sotëm, në të cilin kanë marrë pjesë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, është rezultat i një procesi hetimor mbi dyshimet për rrëmbimin e një personi, rast i cili kishte ndodhur në vitin 2021.

“Lidhur me këtë rast, një tjetër i dyshuar ndodhet në paraburgim. Gjatë zbatimit të urdhrit të kontrollit janë siguruar prova relevante që do të shërbejnë gjatë procedurës hetimore. Brenda afatit ligjor, Prokuroria Speciale do të do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit R.H”, thuhet në njoftim.

Related Articles