Përfundon saga e vizave për Kosovën, PE jep “Po-në” e fundit

Përfundon saga e vizave për Kosovën, PE jep “Po-në” e fundit


Pritjes shumë vjeçare të kosovarëve për vizat i erdhi fundi, shkruan Gazeta Enigma.

Komitetit për Drejtësi dhe Liri Civile të Parlamentit Evropian (LIBE) sot votoi pro heqjes së vizave.

Pas hedhjes në votim edhe në PE, hapat e mbetur për këtë proces janë: Akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së, i cili do të nënshkruhet me 19 prill.

Vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe Liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar nga 1 janari i 2024-së

Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë që nuk gëzon liberalizimin e vizave edhe pse i ka plotësuar kushtet para disa vitesh. Një rrugë e cila ka nisur 12 vite më parë ende nuk ka përfunduar.

Related Articles