Ka përfunduar seanca ndaj kryetarit të Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ku ky i fundit ka dalë para Gjykatës Themelore ne Prishtinë për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.
Sa i përket vendimit, pritet që të merret brenda pak orëve, derisa pritet të dihet nëse Molliqaj do të lirohet në procedurë të rregullt apo do të shkojë në paraburgim për 30 ditë.
Në seancë janë duke marrë pjesë një numër i madh i zyrtarëve policorë.
Ndërsa, zëdhënësi i PSD-së, Dren Kukaj, ka thënë para mediave se presin lirimin e liderit të tyre. Ai ka mohuar edhe raportimet se PSD-ja do të protestojë sot për liderin e tyre.
Molliqaj u arrestua, të martën, pas incidentit që pati me zyrtarin policor në protestën e 29 janar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. /Gazeta Enigma/.