Pak më parë u raportua në media për një rrahje masive në Prizren që ka ndodhur në orët e mëngjesit të së dielës. Në rrahje janë të përfshira dy grupe prej rreth 15 personave, ku dyshohet se janë përdorur edhe armë zjarri.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës bëjnë të ditur se nga kjo rrahje janë lënduar tre persona. Dy prej tyre kanë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Dy persona janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit kurse një tjetër është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas informacioneve të para, nëntë persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës.
Deri tani nuk dihen motivet që kanë shtyrë grupet të hyjnë në sherr.