Policia del me detaje për rrahjen në Prizren: Përveç armëve u përdorën brisqe, boks hekuri e shufra metalike

Policia del me detaje për rrahjen në Prizren: Përveç armëve u përdorën brisqe, boks hekuri e shufra metalike

Pak më parë u raportua në media për një rrahje masive që ka ndodhur sot pasmesnate në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Në rrahje janë të përfshira dy grupe prej rreth 15 personave, ku dyshohet se janë përdorur edhe armë zjarri.

Nga kjo rrahje kanë mbetur të lënduar katër persona, njëri prej tyre është i plagosur me armë zjarri dhe është dërguar në QKUK për trajtim. Ndërsa, nëntë persona janë arrestuar.

Rastin për Gazetbn “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Në këtë rrahje janë të përfshirë 15 persona, ku dyshohet se janë përdorur një armë zjarri, mjete të mprehta si dhe është gjet edhe një shufër metalike. Më urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar  9 persona për 48 orë, ndërsa në Spitalin Rajonal të Prizrenit janë duke u trajtuar 3 persona kurse një person është duke u trajtuar në QKUK, pasi ka pësuar lëndime të rënda për shkak se është i plagosur me armë zjarri”, tha ai.

Related Articles