Një i mitur është therur me thikë dje në mesditë në rrugën “Gjergj Fishta” nё Pejё.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se plagosja ka ndodhur gjatё njё përleshjeje nё mes tё disa personave, ku edhe janë arrestuar dy persona, njëri prej tyre i mitur.
“Njёri nga ta kishtё pёsuar lëndime nga mjeti i mpreht (thikё), viktima e rastit (i mitur) ёshtё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ndёrsa tё dyshuarit njёri nga ta (i mitur) ishin larguar nga vendi i ngjarjёs”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Por, pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, tё dyshuarit janё arrestuar.
Pas intervistimit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs dhe prindit, i dyshuari i parё me urdhër të Prokurorit të shtetit ёshtё dërguar në mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa i dyshuari i dytё ( i mitur) ёshtё liruar nё procedurё te rregullt.