Dy persona janë ndaluar për sulm fizik nga Policia e Pejës, raporton Gazeta Enigma.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma”, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Dyshohet se persona të dyshuar janë përleshur mes vete, derisa nuk dihet arsyeja.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Beteja e Koshares”.
Ndërsa, bëhet e ditur ka pasur edhe të shtëna me armë, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar
Ende nuk dihet se si ka ardhur deri tek kjo përleshje./Gazeta Enigma/