Përleshje në Vushtrri, arrestohen tre persona

Përleshje në Vushtrri, arrestohen tre persona

Tre të dyshuar janë arrestuar në Vushtrri pasi si pasojë e një përleshjeje ku njëri është lënduar nga një mjet metalik.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 15:00, policia në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Vushtrri.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, me ç ‘rast janë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar. Nga informacionet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e përleshjes, lëndime kishte pësuar viktima mashkull kosovar të cilit i është ofruar tretman mjekësor.

Pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarve tjerë me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.

Related Articles