Milani nuk fiton dot ndaj Salernitanas të vendit të fundit

Milani nuk fiton dot ndaj Salernitanas të vendit të fundit

Ka përfundur ndeshja mes Salernitanas dhe Milanit në Serie A.

Rezultati ishte i befasishëm, atje ku vendasit morën një pikë me shumë vlerë ndaj “Rossonerëve”.

Ishte Messias ai që i dha avantazhin skuadrës së Piolit, por një gol i Bonazzolit barazoi shifrat në pjesën e parë.

Djuric i dha avantazhin vendasve në pjesën e dytë, kurse Rebic barazoi shifrat në 2 me 2.

Ky nuk është një rezultat aspak i mirë për skuadrën e Milanit, skuadër kjo bën një hap prapa në luftën për titullin kampion.

Related Articles