Kosova e ka mbyllur pjesën e parë baras me Maltën me rezultat 1-1 në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në Austri.
Të besuarit e Bernard Challandes e nisën shumë mirë ndeshje, duke radhitur disa raste.
Por goli erdhi në minutën e 18-të të takimit nga një super aksion i organizuar nga faza e sulmit.
Arbër Zeneli merr bukur një top në mesfushë, gjen në krahun e djathtë Lirim Kastratin, i cili asiston edhe më mirë te Milot Rashica i cili i vetëm shënon për 1-0.
Rashica kishte rast shumë të mirë edhe në minutën e 22-të, por nuk ishte i saktë.
Rastin tjetër të mirë e kishte Blendi Idrizi në minutën e 37-të, por goditja e tij u bllokua nga mbrojtja.
Në minutën e 40-të shfaqet sërish Milot Rashica i cili kishte rast të mirë, por nuk e gjen rrjetën.
Krejt në kohën shtesë Hekuran Kryeziu bëri një ndërhyrje afër zonës, nga ku përfituan maltezët.
Shaun Dimech përfitoi nga një top i kthyer nga muri për të shënuar për 1-1.
Pjesa e parë ishte dukshëm në favor tonin ku rastet ishin të shumta, por Malta i ndëshkoi në fund.