Në pasditën e sotme, saktësisht rreth orës 14:55, Policia e Kosovës ka marrë informacion për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.
Në aksident ishin të përfshira dy vetura, dhe si pasojë e përplasjes, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin për Gazeta “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka njoftuar se të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë./Enigma/