Sot në Kuvend, janë përplasur shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi me Ilir Kërçelin, shef i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se ndaj Kërçelit pati tentim për sulm fizik.
“Mbledhja e sotme nuk do të mbahet për shkak të kërcënimeve të shefit të LDK-së, Arben Gashit drejtuar stafit tim. Kjo gjuhë është e papranueshme. Shprehjet që i përdor janë të papranueshme. Këto sjelle nuk duhet t’i pranojmë. Ishte skandaloze gjuha e tillë sepse është shumë ofenduese me sharje familjare. Ka pasur debat lidhur me shpenzimet e deputetëve”, tha Konjufca.