Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, i ka reaguar kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinajt, ndaj deklaratës së tij të bërë të shtunën.
Musliu tha se disa eksponentë të AAK-së patën gabuar rëndë kur iu bashkuan Albin Kurtit me filikaqa në degjenerim të Parlamentit, bëjnë mirë mos t’i bashkohen edhe në degjenerim të ushtrisë së Kosovës.
Ajo theksoi se Kosova është shtet e jo OJQ.
“Kosova është SHTET e jo OJQ. Financimi i Ushtrisë duhet të mbështet në ligj e jo në lëmosh. E duam ushtrinë me standarde të NATO-s STOP EKSPERIMENTEVE ME USHTRINË!”.
“Disa eksponentë të AAK-së patën gabuar rëndë kur iu bashkuan Albin Kurtit me filikaqa në degjenerim të Parlamentit, bëjnë mirë mos t’i bashkohen edhe në degjenerim të ushtrisë së Kosovës”.
Ndërkaq Haradinaj ka deklaruar se disa eksponentë të Partisë Demokratike janë çuar peshë kundër Fondit të ushtrisë. / Gazeta Enigma.