Përplasje në KQZ për votat e diasporës: Shtyhet mbledhja

Përplasje në KQZ për votat e diasporës: Shtyhet mbledhja

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është ndërprerë përkohësisht, pasi anëtarët u përplasën lidhur me rendin e ditës për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Mollë sherri u bë pika për shqyrtimin e afateve dhe opsioneve të votimit me postë.

Arianit Elshani (PDK) kërkoi që kjo çështje të hiqet nga rendi i ditës dhe të diskutohet në një mbledhje tjetër. Këtij propozimi iu bashkua edhe Muharrem Nitaj (AAK), i cili gjithashtu kërkoi shtyrjen e diskutimit për votimin e mërgatës.

Në kundërshtim të ashpër doli Alban Krasniqi (VV), i cili theksoi se çdo vonesë në përcaktimin e këtyre procedurave rrezikon seriozisht të drejtën e diasporës për të votuar.

Pas këtyre diskutimeve, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se mbledhja do të shkojë në pauzë, për të rifilluar më pas me diskutime të mëtejshme.

Related Articles