Përplasje në Kuvend – Avni Dehari e ndërpren seancën: Nuk ka kushte

Përplasje në Kuvend – Avni Dehari e ndërpren seancën: Nuk ka kushte

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, raporton Gazeta “Enigma”.

LVV-ja sërish propozoi votim të fshehtë, e kjo si gjithherë u kundërshtua nga partitë e tjera.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tentoi të flas nga foltorja, por kjo s’u lejua nga kryesuesi Dehari, i cili tha se “nuk lejohet” me rregullore.

Musliu protestoi tek vendi i Deharit, teksa tentoi ta lëshoi mikrofonin e tij. Me këtë rast Dehari e ndërpreu seancën, duke theksuar se “nuk ka kushte për seancë”.

Musli u dëgjua t’i thotë Deharit “shko në shpi”.

Seanca e radhës do mbahet me 25 korrik, ora 11:00. / Gazeta Enigma.

Related Articles