Deri në orën 12:00, 89 mijë e 911 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar deri në këtë kohë, raporton Gazeta Enigma.
Kështu është bërë e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në komunën e Mamushës kanë votuar 17,62 për qind e qytetarëve me të drejt vote, në atë të Junikut 16,70 për qind, në Kllokot 11,84 për qind, në Shtime 10,91 për qind dhe në Prishtinë 8,96 për qind.
11:00 – Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat e para për përqindjen e daljes së qytetarëve në zgjedhje.
Sipas KQZ-së, deri në orën 11:00 në Kosovë 7,75%, apo 19 mijë e 545 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.
Nga këto të dhëna vërehet se komuna e Mamushës prinë me numrin më të madh të personave që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar. 17,62 për qind apo 744 qytetarë. Ndërsa përqindja më e vogël është regjistruar në komunën e Rahovecit ku vetëm 4.01% e qytetarëve kanë dalur për të votuar.
Më poshtë gjeni të dhënat e KQZ-së për secilën komunë:
Podujevë 9,17%
Istog 7.28%
Klinë 5,26%
Vushtrri 6,59%
Prishtinë 9,17%
Obiliq 7,95%
Gllogovc 6,39%
Fushë Kosocë 9,59%
Kamenice 9,34%
Malishevë 7,35%
Gjakovë 6,09%
Rahovec 4,01%
Prizren 5,21%
Dragash 4,49%
Shtime 11,60%
Gjilan 7,05%
Viti 7,11%
Kllokot 13,81%
Kaçanik 7,34%
Mamushë 17,62%