Derivatet përsëri kanë nisur të shtrenjtohen, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Çmimi i naftës tani është ngritur deri në tre centë, si pasojë e lëvizjeve në tregun e jashtëm.
Ky ndryshim është vërejtur nga qytetarët, të cilët nuk e kanë pritur mirë këtë lajm.
Megjithatë, çmimi pritet të normalizohet gjatë këtij muaji.
Ndryshime në tregun botëror mund të shkaktojnë edhe trazirat në Kazakistan, shtet ky eksportues i naftës.
Në Shoqatën e Naftëtarëve thonë se kjo situatë ka pak gjasë të ndikojë në Kosovë./Gazeta Enigma/