Personi i parë i infektuar me variantin afrikan COVID-19, në gjendje të rëndë shëndetësore

Personi i parë i infektuar me variantin afrikan COVID-19, në gjendje të rëndë shëndetësore

Të hënën Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë me variantin afrikan të COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta “Enigma”.

Gazeta “Enigma”, nga burime brenda Klinikës Infektive merr vesh se personi i parë i infektuar është i gjinisë femërore dhe është në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Personi i parë i infektuar me variantit afrikan është i gjinisë femërore. Ajo po mbahet me oksigjeno terapi dhe mushkrit i ka të dëmtuara”, thotë ky burim.

Kujtojmë se tashmë Instituti ka bërë me dije se pacienti është i hospitalizuar dhe se po trajtohet në Klinikën Infektive.

“Duke qenë se tashmë rasti është kontaktuar, do të hulumtohen kontaktet për identifikimin eventual të rasteve të reja. Rastet e tilla të virusit mutagjen janë regjistruar tashmë në shumë vende të botës. Ekipet hulumtuese të IKSHPK po gjurmojnë pandërprerë të gjitha burimet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve dhe implikimet e mundshme në shëndetin e njeriut”, ka njoftuar IKSHP-ja. Instituti ka bërë me dije se masat parandaluese janë të njëjta, derisa ka bërë thirrje për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19./Gazeta Enigma.

Related Articles