Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është i ftuar për të marrë pjesë në FIFA Arab Cup 2021 prej 30 nëntor deri më 18 dhjetor nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Katarit, Hamad Bin Khalifa Bin Ahmad Al Thani.
Përveç presidentit Ademi në këtë event do të jetë edhe oficeri i sigurisë i Kombëtares së Kosovës, Bylent Smakiqi, i cili është edhe oficer i sigurisë i FIFA-s dhe tashmë ndodhet në Katar.
Ky event për herë të parë zhvillohet nën patronatin e FIFA-s dhe në të janë të përfshira 16 ekipet kombëtare të botës arabe që vijnë nga Konfederata e Futbollit Aziatik (AFC) dhe Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF). /Gazeta Enigma/.