Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë

Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë


Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit, teksa katër persona janë arrestuar, sipas Policisë, raporton Gazeta Enigma.

Këto raste kanë ndodhur në Prishtinë, Deçan, Gjakovë dhe dy raste në Malishevë.

Në rastin në Prishtinë “Ankuesja ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.” – njoftoi Policia.

E në Deçan një grua dyshohet se u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj, e cila u dërgua dhe për tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në Raportin 24-orësh.

Kurse, në Gjakovë sipas Policisë një person i dehur dyshohet se ishte fjalosur fillimisht përmes telefonit me bashkëshorten e tij, e më pas dyshohet se e ka sulmuar fizikisht.

“Është arrestuar i dyshuari, i cili në gjendje të dehur përmes telefonit ishte fjalosur fillimisht me bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare, lidhur me kujdesin ndaj djalit të tyre dhe më pas kishte shkuar në shtëpi dhe e kishte sulmuar fizikisht viktimën. Si pasojë e dhunës viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Viktima ka kërkuar urdhër për mbrojtje, ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.” – sqaroi Policia.

Tutje në Malishevë, është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.” – bëri të ditur Policia e Kosovës.

Për një rast të dyshuar dhune në familje në Malishevë u arrestua edhe një person tjetër.

Related Articles