Pesë raste të dhunës në familje vetëm brenda 24 orëve në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje vetëm brenda 24 orëve në Kosovë

Vetëm brenda 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës në famije, shkruan Gazeta “Enigma”

Në të gjitha rastet është ushtruar dhunë nga burrat ndaj grave.

Tre nga ta janë arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa dy rastet tjera janë nën hetime.

Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Lipjan dhe dy në Klinë, ndërsa një rast në Podujevë.

Lipjan 08.07.2024-01:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Lipjan Maj 2024-NN. Me 08.07.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka pasur dhunë psiqike nga e dyshuara femër kosovare, ndërsa dhune fizike nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin , palët janë intervistuar , ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Klinë 08.07.2024-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia përmes raportit.

Klinë 08.07.2024-18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”.

Podujevë 07.07.2024-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /Gazeta Enigma/

Related Articles