Pesë të arrestuar në operacionin “Ulpiana”, në mesin e tyre edhe një zyrtar policor

Pesë të arrestuar në operacionin “Ulpiana”, në mesin e tyre edhe një zyrtar policor

Një zyrtar policor dhe katër qytetarë janë arrestuar gjatë operacionit të Inspektoratit Policor të koduar “Ulpiana”.

IPK njofton se ky aksion u zhvillua në pesë lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale si dhe bixhoz të kundërligjshëm.

Veprat penale për të cilat dyshohen të arrestuarit janë: “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, “Organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm”, “Dhënie ndihme kryesit të veprës penale pas kryerjes së veprës penale”,  dhe  “Armëmbajtje pa leje”.

Gjatë këtyre kontrolleve,  IPK-ja ka sekuestruar gjësende të ndryshme, duke përfshirë edhe disa telefona, dy USB, para të gatshme, dy pistoleta etj.

“Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së”, bën të ditur ky inspektorat.

Related Articles