Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, të enjten e 17 marsit do ta vizitojë Kosovën.
Ai do ta vizitojë Kosovën për të bërë propagandë, me atë që ata e quajnë “ditën e pogromit”, e që në fakt bëhet fjalë për trazirat e marsit të vitit 2004, të cilat filluan me vdekjen e dy fëmijëve shqiptar në lumin Ibër.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Serbisë, Petkoviç do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për “viktimat e pogromit të marsit 2004”, të cilën do ta shërbejë peshkopi Teodosije i Rashkës dhe Prizrenit në Manastirin e Graçanicës, në orën 11:00.
Versioni fiktiv i propagandës serbe për trazirat e marsit është se në atë kohë u bë përndjekje dhe masakër në raport me popullatën serbe, por e vërteta zyrtar është se nga 19 të vdekur, 11 ishin shqiptarë.
Vizita e Petkoviç, nëse vjen, vazhdon në ora 11:45, ai bashkë me qytetarë do të nisin shëtitjen përkujtimore deri te instilacioni artistik “MISING” para të cilit do të vendosin lule.
Pas vendosjes së luleve, Petkoviç do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës së pikturave dhe skulpturave “Vjeshta në Prizren” në Galerinë e Shtëpisë së Kulturës.
Në orën 12:10, në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës është planifikuar fillimi i akademisë
“Nuk kemi të drejtë të harrojmë”, kushtuar kujtimit të ngjarjeve të 17 marsit 2004 në Kosovë, dhe drejtorit të Audiencës do t’i drejtohet Petkoviç.
Nuk dihet ende nëse Qeveria e Kosovës i ka thënë leje Petkoviçit për këtë vizitë propagandistike, apo jo.