Pirja e duhanit në hapësirat e mbyllura, rreth 360 gjoba në muajin janar

Pirja e duhanit në hapësirat e mbyllura, rreth 360 gjoba në muajin janar

Nuk do të ketë mëshirë ndaj kafiterive që nuk respektojnë ligjin kundër duhan-pirjes. Kështu thotë kryeinspektori sanitar në Kosovë, Ibrahim Tërshnjaku, derisa tregon se vetëm gjatë muajit janar të këtij viti, janë shqiptuar rreth 360 gjoba për mos-respektimin e ligjit.

E derisa paralajmërohet se do të ketë gjoba edhe për cigaret elektrike që kanë nikotinë, përfaqësues të gastronomisë bëjnë apel të ruhet shëndeti publik dhe ekonomik. Këta të fundit ankohen se ka përzierje të kompetencave komunale dhe qendrore.

Tërshnjaku tha për KP, derisa tregon numrin e subjekteve afariste që kanë kontrolluar dhe gjobat e shqiptuara gjatë muajit janar, thotë se Qeveria duhet të mendojë për rritje të çmimit të duhanit, i cili do të jetë si formë edukuese për ta zvogëluar duhan-pirjen ose për ta marrë edhe një edukim tjetër në kuptim ekonomik dhe shëndetësor.

Sipas tij, nuk do të kenë fare mëshirë për kafe-barët që nuk po e zbatojnë ligjin për duhanin. Gjithashtu, Tërshnjaku tregoi se edhe cigaret elektronike që përmbajnë nikotinë, nuk do të lejohen më në hapësirat e mbyllura dhe për ato do të shqiptohen edhe gjoba.

Ndërsa, sekretari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Arian Vranica u shpreh se janë duke punuar në një zgjidhje për të implementuar ndryshimin e ligjit për kontrollin e duhanit, për të krijuar hapësira për duhan pirje që janë në bazë të legjislacionit evropian, mirëpo për atë konsumim kërkohet një tarifë shtesë.

Ai theksoi se do të vendosen logo që tregon se konsumohet duhani, dhe pastaj do të jetë vendimi i qytetarit se a dëshiron të hy në kafiteri apo jo.

Çmimi i gjobave ndaj thyerjes së ligjit për ndalimin e duhanit në hapësira të mbyllura starton nga 3000 euro deri në mbyllje të lokalit.

Related Articles