Pishina e Gërmisë ka përfunduar gjithë përgatitjet për hapjen e saj në mënyrë që qytetarët të mund ta frekuentojnë dhe të freskohen gjatë sezonës së verës.
Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike “Sport Marketing”, Liridon Llapashtica, tha se ata janë të gatshëm që pishina të hapet me datën tradicionale pra 12 qershorin por që tani është duke u varur gjithçka nga moti.
“Është puna pak e motit, d.m.th, temperaturat janë hala të ulta kështu që po i shikojmë zakonisht Institutin që po i jep se moti ka me qenë diku 20 gradë javën e ardhshme, kështu që nuk jemi të sigurt se a ka me u hap me 12 apo me 15 qershor, pasi që këto dy data janë data tradicionale kur edhe bëhet hapja e pishinës, kështu që nëse është ky mot dhe këto temperatura të ulta atëherë nuk besoj që mundemi me ba hapjen”, tha Llapashtica.
E vendimi i fundit për hapje nga Qeveria e Kosovës dhe lirimi i masave është një ekstra shpresë për pishinën e Gërmisë.
Llapashtica tha se të gjitha masat që do të vendosen do të respektohen por që janë duke pritur edhe vendimin e fundit i cili pritet të diskutohen edhe disa detaje.
“Vendimit i fundit i Qeverisë dhe Ministrisë për hapjen e gastronomisë e sektorëve të tjera e po ashtu edhe një vendim i shtatorit që na lejon neve me operu ne e respektojmë atë vendim. Me datë 15 kanë me u dhanë edhe disa detaje pikërisht për këtë lirimin e masave që ka ndodh dhe atu do të specifikohet edhe puna e pishinave, e karshi rekomandimeve të Ministrisë që dalin ne do i respektojmë por hapja gjithsesi është lajmërua që ka me ndodh”, deklaroi Llapashtica.
Ai tha se data tradicionale e hapjes përkon me çlirimin e Prishtinës dhe kjo është një shtysë akoma më e madhe që hapja të ndodhë në atë ditë e që kjo tanimë është duke u varur vetëm nga moti.
“Pra nëse moti është në favor ne jemi gati menjëherë. Nuk besoj që data e hapjes të shkoj deri në korrik. Ne jemi gati me startu qysh me 12 qershor po ka mbetur vetëm puna e motit me prish ose me shty datën, pasi që hapja e pishinës së Gërmisë ndryshe lidhet edhe em datën e çlirimit të Prishtinës, e kjo është ndjekur tradicionalisht nga Komuna e Prishtinës, pishina do hapet në këtë datë varësisht nga moti”, tha Llapashtica për
Ndryshe Pishina e Gërmisë vitin e kaluar kishte startuar me vonesë me datë 1 korrik, si pasojë e vitit pandemik me të cilin u përball i gjithë globi./arbresh/