Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë

Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë

Një person është plagosur me armë zjarri sonte në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka thënë për Gazetën Enigma se rasti ka ndodhur rreth orës 18:30.

“I plagosuri është dërguar në trajtim mjekësor në spital, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësite policore”, tha ai.

Gjurkaj ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./GazetaEnigma/

Related Articles