Një burrë 44-vjeçar është plagosur me armë zjarri, sonte në Skenderaj.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 21:04, Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “28 Nëntori”, në Skenderaj. Sipas të dhënave fillestare, një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor”, tha Zahiti.
Ai shtoi se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, ndërsa njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetime për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
