Një person është plagosur me armë zjarri në qendër të qytetit të Pejës, raporton Gazeta ‘Enigma.
Për Gazetën Enigma lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka bërë të ditur se i plagosuri është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
“Sot me datë 11.10.2021, rreth ores 18.00, në “qarshinë e gjatë” në Pejë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, viktima është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa i dyshuari i këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”./Gazeta Enigma/