Të shtunën në Podujevë një person ka mbetur i plagosur në një incident që i përfshin dy të dyshuar.
“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që është plagosur me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe rreth 7.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë”.
“Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”. / Gazeta Enigma.