Një plagosje ka ndodhur në fshatin Nec të Gjakovës.
Një shtetas i Shqipërisë dyshohet se është plagosur aty.
Viktima i cili është jashtë rrezikut për jetë, ka deklaruar te organet e rendit se dy personat që thotë se e kanë sulmuar i kishin kërkuar ndihmë me pretendimin se automjeti i tyre kishte defekt.
Sipas tij, të dyshuarit më pas e kanë goditur me shufra metalike, dhe e kanë plagosur me armë zjarri. Lajmin e konfirmuar edhe drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
Ndërkaq, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, ka njoftuar se viktima është i moshës 28-vjeçare dhe se ngjarja ka ndodhur në rrugën Morinë – Gjakovë.
Një tjetër detaj shtesë që ai dha është se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri fishekë dhe dy gëzhoja.
“Lidhur me këtë ngjarje është njoftuar prokurori për Krime të Rënda, me vendimin e të cilit është iniciuar rast vrasje e mbetur në tentativë. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar të dyshuarit”, tha Elezaj.
Ai tregoi se njoftimin për ngjarjen e kanë pranuar rreth orës 12:25, ndërsa theksoi se viktima është jashtë rrezikut për jetën. /Gazeta Enigma
. /Gazeta Enigma