Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, Njësia Speciale del në vendin e ngjarjes

Një plagosje ka ndodhur të mërkuren në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë. Në vendin e ngjarjes janë parë edhe policë të Njësisë Speciale, raporton Enigma.

Nga informatat e para thuhet se një perosn ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Rastin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor tre persona, si dhe është identifikuar personi i dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë.

“Sot rreth  orës 14:00, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore.  Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor.  Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor tre persona, si dhe është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë.  Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë ajo./Gazeta Enigma/

Related Articles