Plagosje me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet një person

Plagosje me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet një person

Një person është plagosur me armë zjarri sonte në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka konfirmuar për Gazetën Enigma se i dyshuari është arrestuar.

I dyshuari është arrestuar”, ka konfirmuar Gjurkaj për Gazetën Enigma.

“I plagosuri është dërguar në trajtim mjekësor në spital, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësite policore”, tha ai./

Plagosja kishte ndodhur rreth orës 18:30./GazetaEnigma/

Related Articles