Plagosje me armë zjarri, vdes një 31-vjeçare në Obiliq

Plagosje me armë zjarri, vdes një 31-vjeçare në Obiliq

Një grua ka vdekur pasi që është plagosur me armë zjarri në Obiliq, raporton Gazeta Enigma.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Dje rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit nga QKMF në Obiliq. Personi i lënduar ( femër 31 vjeç) më pas është transportuar në QKUK, ku dhe është konstatuar vdekja e saj”, tha Ahmeti.

Ajo tha më tej se Policia ka nisur hetimet për vdekjen në koordinim me prokurorin e shtetit.

“Mbështetur në hetimet preliminare, përkundër që ka elemente që mund të jetë vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, përfundoi Ahmeti.

Related Articles