Plisat për vendimin e FFK-së: Stadiumi i Prishtinës është i yni, nuk lejojmë të luhet diku tjetër

Plisat për vendimin e FFK-së: Stadiumi i Prishtinës është i yni, nuk lejojmë të luhet diku tjetër

Gjatë ditës së sotme, Prishtina ka pranuar një letër nga Komisioni i Grave të FFK-së, ku shkruhej se nuk mund të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshjet e programuara për muajin tetor, raporton Gazeta Enigma.

 Me këtë vendim nuk u pajtua Prishtina, duke thënë se ndeshjet t’i luajnë në “Fadil Vokrri” si vendas.

Pas Prishtinës, reagimi i menjëherëshëm ka ardhur edhe nga tifozët “Plisat” të cilët kanë thënë se nuk do të lejojnë që të largohen nga stadiumi i tyre, shkruan Gazeta Enigma.

“Jeni mësuar qe disa herë Prishtinën me e dërgu nëpër vende tjera, por këtë herë nuk do të lejojmë një gjë të tillë, nuk është dashur të ndodhë as herërat e kalume, por këtë herë çdo lojë e Prishtinës do të zhvillohet brenda stadionit të Prishtinës – aty ku i përket e aty ku e ka vendin!”.

Related Articles