Të dhënat e MPB-së tregojnë një pritje tmerrësisht të gjatë për të kaluar kufirin Kosovë-Serbi në pikëkalimin në Merdarë.
Pritjet aty po variojnë nga katër orë e 40 minuta deri në pesë orë, për qytetarët që kryesisht janë mërgimtarë.
Ndërkohë, në dy pikëkalimet tjera, Multidovë dhe Jarinje pritjet janë shumë më të shkurta, deri në gjysmë ore. /Gazeta Enigma