Një burrë është gjetur i vdekur pasditen e së enjtes në Fushë Kosovë.
Policia ka bërë të ditur se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Ndër të tjera, rasti po vazhdon të hetohet nga policia.
“Lidhur me rastin e lartcekur, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor përmes të cilit është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
