Po kultivonte drogë në një shtëpizë të drurit, fillon hetimi ndaj qytetarit nga Mitrovica

Po kultivonte drogë në një shtëpizë të drurit, fillon hetimi ndaj qytetarit nga Mitrovica

Në fshatin Shupkovc, të Mitrovicës, me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake nën dyshimin për posedim të substancave narkotike nga njësitet e anti-drogës është kontrolluar shtëpiza nga druri- pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, raporton Gazeta “Enigma”.

Siç njoftohet në raportin 24 orësh të Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshe 0.5 gram, tridhjetë e tri (33) fara te dyshuara te bimës se kanabisit dhe dy mullinj (grinder) që shërbejnë për grirjen e substancës narkotike.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt./Gazeta Enigma.

Related Articles